Home About us Events/Photos Join us Media Kontakt

MJAFT! London Club - Bëj edhe ti diçka . . .

Shqiptar mos rri por duku!

Lëvizja qytetare MJAFT! ka një sistem anëtarësie dhe është organizuar në të gjitha qytetet e vendit nëpërmjet “Klubeve Qytetare” si dhe jashtë Shqipërisë nëpërmjet “Klubeve të Diasporës”. Nëse mbështet të njëjtat parime me MJAFT! dhe dëshiron të përfshihesh në mënyrë aktive si anëtar apo të fillosh/marrësh pjesë në një Klub MJAFT! ju lutemi të rregjistroheni duke mbushur formularin mëposhtëm të anëtarësisë. Duke plotësuar formularin, ju rregjistroheni në listën e anëtarësisë së Lëvizjes “MJAFT” dhe mund të pajiseni me Kartën e Anëtarësisë, të cilën mund ta tërhiqni në çdo kohë pranë zyrave të Lëvizjes “MJAFT” në Tiranë ose nëpërmjet klubit tuaj më të afërt.

Anëtarësimi në MJAFT! London Club është i hapur për të gjithë rezidentët në Britaninë e Madhe kundrejt një pagese vjetore simbolike prej £ 10 që mbulon koston administrative dhe çmimin e Kartës së Anëtarësisë. Duke u bërë anëtar i Lëvizjes MJAFT!, ju pranoni të mbështesni parimet e mëposhtme:

  • Të inkurajoni pjesëmarrjen qytetare në komunitet
  • Të shtoni përgjegjësinë e politikanëve shqiptarë
  • Të përmirësoni imazhin e Shqipërisë në botë

Bëj edhe ti diçka. Klikoni ketu për të shkarkuar formularin e anëtarësisë

MJAFT! LONDON CLUB - FORMULAR ANETARESIE

MJAFT! London Club
_____________________
PO Box 5037
London, W1A 7XS
United Kingdom

Tel: +44 (0)7910-314694
Email: london@mjaft.org
Web: www.london.mjaft.org
_______________________

 


 

Financat shqiptaro-italiane, në një libër - Gazeta SHQIP

Historia dhe marrëdhëniet financiare të Shqipërisë dhe Italisë gjatë periudhës së fashizmit, pas një kohe të gjatë studimore janë botuar në një libër nga një bankier italian. Promovimi i këtij libri në ambientet e Parlamentit britanik u organizua nga klubi londinez i Lëvizjes "Mjaft", në bashkëpunim me deputetin John Grogan nga grupi gjithëpartiak parlamentar Britani-Shqipë ri dhe me shtëpinë botuese "I.B. Tauris". . me teper


Shqiptarët akuzojnë Sunday Times - Gazeta Express - Nga Muhamed Veliu

Klubi londinez i lëvizjes Mjaft përmes kompanisë së njohur
avokatore për çështjet e medias Carter&Ruck, i ka dërguar një letër kryeredaktorit të revistës Suday
Times, Robim Morgan.
me teper

A.A. Gill, drejt gjyqit për racizëm - Press Gazette

Në Britaninë e Madhe “MJAFT!”, një organizatë që synon promovimin e nje imazhi pozitiv të Shqipërisë në botë, po konsultohet me avokatë të cilët po marrin në konsideratë nisjen e një beteje ligjore me “Sunday Times” me teper

MJAFT! i bën thirrje Sunday Times të kërkojë falje - Letër e hapur

Në një letër derguar editorëve të"The Sunday Times", Ralf Gjoni (Lëvizja MJAFT në Londër), shkruan: me teper

E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe