Home About us Events/Photos Join us Media Kontakt

Early Day Motion - House of Commons

MJAFT! INICION MOCIONIN PARLAMENTAR BRITANIK


Gjate takimit ne Parlamentin Britanik

English Version

Lëvizja MJAFT! dhe dega e saj Londineze, iniciojnë mocionin parlamentar britanik. Duke marrë nën konsideratë reformat e propozuara nëpërmjet ligjit për mediat në Kuvend, mocioni fton qeverinë shqiptare të garantojë që si Radio Televizioni Shqiptar, ashtu edhe Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT) të jenë të pavarur nga çdo parti politike.

Pas vizitës së fundit të aktivistëve të Lëvizjes MJAFT! në Londër, nje grup parlamentarësh britanikë nënshkruajnë një mocion për lirinë e mediave në Shqipëri ku roli i Lëvizjes MJAFT! vlerësohet si vendimtar për një qeverisje të mirë në Shqipëri. Mocioni mbetet i hapur për firmat e deputetëve të tjerë.

Teksti i Mocionit

Early Day Motion 2230
REFORMA PER MEDIAT NE SHQIPERI
22:5:06

John Grogan

Deputetet qe kane firmosur deri sot:

Grogan, John
Chaytor, David
Austin, John
Laxton, Bob
Dismore, Andrew
Spink, Bob
Holmes, Paul
Clapham, Michael
Corbyn, Jeremy
Cryer, Ann
Cummings, John
Flynn, Paul
Hancock, Mike
Bottomley, Peter
Llwyd, Elfyn
Marris, Rob
McDonnell, John
Meale, Alan
Caton, Martin
Vis, Rudi
Moon, Madeleine
Pugh, John
Harvey, Nick
Jones, Lynne
Lloyd, Tony

"Ky kuvend, përshëndet transformimin e Shqipërisë në një vend anëtar të familjes demokratike të kombeve Europiane, siç shtë njohur edhe nga anëtarësimi në Këshillin e Europës që në vitin 1995; njeh rolin vendimtar të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri si Lëvizja MJAFT! në përpjekjet për një qeverisje të mirë; beson se zhvillimi i medias së lirë e të pavarur nga qeveria, është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë; dhe shpreson që duke marrë nën konsideratë reformat e propozuara nëpërmjet ligjit për transmetimin, qeveria shqiptare të garantojë që si Radio Televizioni Shqiptar, ashtu edhe Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT) të jenë të pavarur nga çdo parti politike."

Rreth Mocioneve

Mocioni parlamentar është një mekanizëm zyrtar për të tërhequr vëmendjen e deputetëve rreth një çështjeje të caktuar duke ftuar edhe deputetët e tjerë t'a firmosin këtë dokument. Mocionet nuk kalojnë detyrimisht në debat parlamentar. Gjithashtu, deputetet mund t'i shtojnë amendamente një mocioni nëse shihet si e nevojshme.

Mocioni është një formë rezolute që shtrohet para parlamentit nga një deputet i cili kërkon mbështetjen e disa të tjerëve që janë të interesuar rreth çështjes nën konsideratë. Deputetët, emrat e të cilëve janë në krye të mocionit konsiderohen si sponzorë të këtij mocioni dhe gjatë javëve të ardhshme, dokumenti mbetet i hapur për firmat e deputetëve të tjerë.

Në këtë rast, mocioni për lirinë e mediave në Shqipëri është “sponzorizuar” nga Z. John Grogan, Z. David Chaytor, Z. John Austin dhe Z. Bob Laxton, anëtarë të Grupit gjithë-partiak për Shqipërinë në parlament. Iniciatori kryesor i këtij mocioni, Z. John Grogan mban gjithashtu funksionin e Kryetarit të grupit parlamentar për BBC-në.

Ky është mocioni i dytë që kalohet në parlamentin britanik për Shqipërinë. Në 1997, u kalua një tjetër mocion ( EDM 535 - 13.02.1997 ) ku dënohej ashpër mbështetja e dhënë prej grupit konservator ndaj regjimit të presidentit të atëhershëm shqiptar Z. Sali Berisha, politika ekonomike e të cilit kishte favorizuar skema të parregullta piramidale që po rezultonin në rrenimin ekonomik të qytetarëve shqiptarë.

Faqja zyrtare e parlamentit ku mund të lexoni tekstin origjinal të mocionit.


 


 

Financat shqiptaro-italiane, në një libër - Gazeta SHQIP

Historia dhe marrëdhëniet financiare të Shqipërisë dhe Italisë gjatë periudhës së fashizmit, pas një kohe të gjatë studimore janë botuar në një libër nga një bankier italian. Promovimi i këtij libri në ambientet e Parlamentit britanik u organizua nga klubi londinez i Lëvizjes "Mjaft", në bashkëpunim me deputetin John Grogan nga grupi gjithëpartiak parlamentar Britani-Shqipë ri dhe me shtëpinë botuese "I.B. Tauris". . me teper


Shqiptarët akuzojnë Sunday Times - Gazeta Express - Nga Muhamed Veliu

Klubi londinez i lëvizjes Mjaft përmes kompanisë së njohur
avokatore për çështjet e medias Carter&Ruck, i ka dërguar një letër kryeredaktorit të revistës Suday
Times, Robim Morgan.
me teper

A.A. Gill, drejt gjyqit për racizëm - Press Gazette

Në Britaninë e Madhe “MJAFT!”, një organizatë që synon promovimin e nje imazhi pozitiv të Shqipërisë në botë, po konsultohet me avokatë të cilët po marrin në konsideratë nisjen e një beteje ligjore me “Sunday Times” me teper

MJAFT! i bën thirrje Sunday Times të kërkojë falje - Letër e hapur

Në një letër derguar editorëve të"The Sunday Times", Ralf Gjoni (Lëvizja MJAFT në Londër), shkruan: me teper

E ē'rėndėsi ka sa vetė e vizitojnė kėtė faqe