Home About us Events/Photos Join us Media Kontakt

MJAFT! Visit in London

MJAFT! THE YOUNG REVOLUTION OF ALBANIA:
The Daunting Task of Shaking Up Civic Apathy

MJAFT! The Young Revolution of Albania
Click to enlarge poster

English Version

Gjatë një vizite tre-ditore në Londër, drejtues të ‘Lëvizjes MJAFT!' dhe ‘MJAFT! London Club' zhvilluan një sërë takimesh me parlamentarë britanikë, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Jashtme si dhe një referatë në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE).

Erion Veliaj dhe Arbi Mazniku nga Lëvizja MJAFT! si dhe Ralf Gjoni , Ela Hoxha, Orsida Gjebrea dhe Alban Bytyqi nga MJAFT! London Club morën pjesë në takimin në Parlamentin Britanik, i cili u zhvillua të Enjten, 27 Prill me iniciativën e Grupit Parlamentar Gjithë-Partiak për Shqipërinë i cili përfaqësohej nga deputetët Bob Laxton dhe John Grogan. Pas interesit të shfaqur rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri, Erion Veliaj, Drejtori Ekzekutiv i MJAFT! shpjegoi se pas ndërrimit të qeverisë, Shqipëria po rrezikon të kalojë nga një qeverisje e papërgjegjshme dhe e korruptuar, në një qeverisje autokratike, e cila po tregon shenja të vendosjes së interesave politike, mbi ligjin dhe të drejtat e liritë e individëve. Gjithashtu, Veliaj theksoi se pavarësisht politikës e gabimeve politike, shoqëria shqiptare ka vendosur tashmë një kurs fiks drejt së ardhmes së saj Evropiane, dhe u kërkoi parlamentarëve Britanikë të ratifikojnë sa më shpejt që të jetë e mundur Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit pas firmosjes së saj. Deputetët Laxton dhe Grogan kërkuan gjithashtu më tepër informacione mbi lirinë e medias si dhe u interesuan rreth të ardhmes së MJAFT!-it në jetën sociale dhe politike të Shqipërisë. Gjithashtu, aktivistët e Klubit londinez të Lëvizjes Mjaft i kanë kërkuar parlamentarëve që të mundësojnë ndërtimin e një lobi pro-shqiptar brenda parlamentit britanik, me qëllim përmirësimin e imazhit të Shqipërisë dhe Shqiptarëve në Britaninë e Madhe, kërkesë kjo e cila u mirëprit.

 


Takime ne Parlamentin Britanik dhe Ministrine e Jashtme

Gjithashtu, ditën e Premte, në 28 Prill 2006, MJAFT! zhvilloi një takim zyrtar në Foreign Office (Ministrinë e punëve të jashtme Britanike). Në këtë takim me përfaqësues të lartë të Departamentit për Ballkanin, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri. Çështjet kryesore të cilat u prekën gjatë diskutimit ishin Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, shkarkimet në administratë, liria e shtypit si dhe çështja e prokurorit të përgjithshëm Sollaku. Arbjan Mazniku u shpreh se MSA-ja duhet të firmoset sa më shpejt që të jetë e mundur pasi sfida për integrimin Evropian i përket çdo qytetari shqiptar më shumë se sa politikanëve. Përfaqësuesit e MJAFT! theksuan se lufta shumë e nevojshme kundër korrupsionit dhe krimit nuk duhet në asnjë mënyrë të cenojë të drejtat dhe liritë kushtetuese të qytetarëve.  Gjithashtu, u shprehën shqetësime rreth shkarkimeve të fundit në administratën publike dhe projekt-ligjit për KKRT-në dhe televizionin publik. Takimi përfundoi me shprehjen e mbështetjes nga zyrtarët britanikë për Lëvizjen MJAFT! dhe përpjekjet e saj në zhvillimin dhe mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri.


Tek Ambasada Shqiptare dhe Referata ne LSE

Të Premten në mbrëmje, në orën 19:00 u zhvillua një referatë publike me titull: ‘MJAFT! Revolucioni i Ri i Shqipërisë: Sfida e vështirë për të shkundur apatinë qytetare'. Kjo mbrëmje organizohej nga MJAFT! London Club, LSE Albanian Society dhe Albanian Student Association , mbështetur nga Alban Travel. Pas shfaqjes së filmit dokumentar ‘3 Vjet në 30 minuta', Erion Veliaj bëri një prezantim të aktiviteteve dhe qëllimeve të Lëvizjes MJAFT! për të ftuarit e mbrëmjes. Nga pyetjet e shumta, u vu re një interesim tepër i madh ndaj pikëpamjeve të MJAFT! mbi ecurinë e jetës politike në Shqipëri dhe Kosovë.

MJAFT! London Club dëshiron të falenderojë Grupin Gjithë-Partiak për Shqipërinë në Parlamentin Britanik si dhe Departamentin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme për mbështetjen e shfaqur ndaj objektivave dhe përpjekjeve të Lëvizjes MJAFT! për të kundërshtuar autokracinë duke i lënë vend zhvillimit institucional të demokracisë shqiptare. Gjithashtu falenderojmë Alban Travel për sponzorizimin e kësaj vizite, LSE Albanian Society dhe Albanian Student Society për bashkëorganizimin e referatës në LSE, Shoqatën Skëndërbeu për filmimin e mbrëmjes, Bar KOHA për mikpritjen e tyre të përhershme dhe të gjithë pjesëmarrësit që mbështesin vazhdimisht punën tonë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë.

 


 


 

Financat shqiptaro-italiane, në një libër - Gazeta SHQIP

Historia dhe marrëdhëniet financiare të Shqipërisë dhe Italisë gjatë periudhës së fashizmit, pas një kohe të gjatë studimore janë botuar në një libër nga një bankier italian. Promovimi i këtij libri në ambientet e Parlamentit britanik u organizua nga klubi londinez i Lëvizjes "Mjaft", në bashkëpunim me deputetin John Grogan nga grupi gjithëpartiak parlamentar Britani-Shqipë ri dhe me shtëpinë botuese "I.B. Tauris". . me teper


Shqiptarët akuzojnë Sunday Times - Gazeta Express - Nga Muhamed Veliu

Klubi londinez i lëvizjes Mjaft përmes kompanisë së njohur
avokatore për çështjet e medias Carter&Ruck, i ka dërguar një letër kryeredaktorit të revistës Suday
Times, Robim Morgan.
me teper

A.A. Gill, drejt gjyqit për racizëm - Press Gazette

Në Britaninë e Madhe “MJAFT!”, një organizatë që synon promovimin e nje imazhi pozitiv të Shqipërisë në botë, po konsultohet me avokatë të cilët po marrin në konsideratë nisjen e një beteje ligjore me “Sunday Times” me teper

MJAFT! i bën thirrje Sunday Times të kërkojë falje - Letër e hapur

Në një letër derguar editorëve të"The Sunday Times", Ralf Gjoni (Lëvizja MJAFT në Londër), shkruan: me teper

E ç'rëndësi ka sa vetë e vizitojnë këtë faqe