Home About us Events/Photos Join us Media Kontakt

   

Regjistrohu ne listen tone


MJAFT! Movement
Recipient of 2004 UN
Civil Society Award

GAZETA SHQIP
12 Mars 2007


Financat Italo-Shqiptare ne nje liber


During the reception at the House of Commons - Click on the photo to enlarge


Nga Londra
Muhamed Veliu

Historia dhe marrëdhëniet financiare të Shqipërisë dhe Italisë gjatë
periudhës së fashizmit, pas një kohe të gjatë studimore janë botuar
në një libër nga një bankier italian. Autor i tij është dr.
Alessandro Roselli, drejtor i Bankës Kombëtare Italiane për degën e
Londrës. Libri "Shqipëria dhe Italia", botuar nga "I.B. Tauris",
është promovuar në Parlamentin britanik. Ishte hera e dytë që ky
tempull i demokracisë botërore hap dyert për të promovuar një vepër
dedikuar Shqipërisë. Libri ekzaminon thellë dhe gjerë marrëdhëniet e
turbulluara financiaro-ekonomik e mes dy vendeve në shekullin XX, duke
hedhur dritë rreth fashizmit italian dhe se çfarë fshihej pas
investimeve italiane të kohës në vendin tonë. Kërkimet e Rosellit, të
publikuara në libër, tregojnë strategjinë italiane kundrejt
Shqipërisë, e cila kishte të bënte me penetrimin e saj, duke ndërhyrë
maksimalisht në jetën politike.

Autori sjell edhe zhvillimet në anën tjetër të Adriatikut, kur në
pushtet ishte Mbreti Zog. Sipas tij, politikat e Zogut ishin të
vështira për të gjetur një balancë mes konfliktit të interesit dhe
fuqive të huaja. "Të prezantuar si një trofe të fashizmit, politikat
e jashtme dhe përvoja italiane me Shqipërinë në këtë periudhë mund të
cilësohet si dështim i madh ekonomik", shkruan Roselli. Libri është
cilësuar si një kontribut i rëndësishëm për të njohur nga afër dhe më
mirë historinë e të dyja vendet. Promovimi i këtij libri në ambientet
e Parlamentit britanik u organizua nga klubi londinez i
Lëvizjes "Mjaft", në bashkëpunim me deputetin John Grogan nga grupi
gjithëpartiak parlamentar Britani-Shqipë ri dhe me shtëpinë
botuese "I.B. Tauris". "Jam i lumtur t`ju uroj mirëseardhjen në këtë
promovim libri, ku shikoj se krahas politikanëve kanë ardhur
bankierë, avokatë, akademikë dhe dashamirës të librit", tha ai.
Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Kastriot
Robo, u shpreh se "publikimi i këtij libri është një shërbim i mirë
për të promovuar marrëdhëniet e ngushta mes Italisë dhe Shqipërisë.
Punën e dr. Rosellit për të shkruar këtë libër do ta cilësoja si një
punim artistik, pasi ai është shkruar nga një bankier, por mbi të
gjitha, nga një mik i Shqipërisë".

"Për ne si `Mjaft London Club`, rëndësia e këtij aktiviteti nuk
qëndron vetëm tek analiza historike që sjell libri, por edhe te
promovimi real i çdo elementi historik, që ka të bëjë me Shqipërinë.
Nuk ka vend më prestigjioz se ambientet e Parlamentit britanik, një
ikonë e demokracisë për të promovuar Shqipërinë dhe çdo gjë që ka të
bëjë me të. Për ne, ky ishte qëllimi kryesor i organizimit të këtij
aktiviteti", u shpreh Ralf Gjoni, drejtues i klubit londinez të kësaj
lëvizjeje. Ndërsa Kastriot Frashëri, drejtor i Institutit të
Çështjeve Kombëtare e cilësoi librin si një përpjekje serioze, jo
vetëm për të njohur një realitet, por më shumë se anët e errëta të
një periudhe tragjike, atë të regjimit të kaluar fashist. Pas
promovimit të librit, duke folur për "Shqip", dr. Roselli tregon se
fillimisht këtë libër e ka botuar në vitin 1986 dhe se varianti i
botuar në 2007-ën është një ripunim i librit të parë, duke i shtuar
një kapitull të ri. "E kam rishkruar librin, duke i bashkangjitur
atij historinë e floririt shqiptar të Bankës Kombëtare Shqiptare pas
luftës. Është një histori e gjatë, që mori fund vetëm në vitin 1997.
Kam bërë shumë kërkime në Londër për të kompletuar librin", tregon
autori i librit, duke folur me një anglishte tërësisht me theks
italian.


 


E ē'rėndėsi ka sa vetė e vizitojnė kėtė faqe
 
     
 

<script type="text/javascript" language="javascript" src="http://www.statcounter.com/counter/frames.js"></script><noscript><a href="http://www.statcounter.com/" target="_blank"><img src="http://c21.statcounter.com/counter.php?sc_project=2255744&java=0&security=3c1447f2&invisible=1" alt="unique visitor counter" border="0"></a> </noscript>
<!-- End of StatCounter Code -->